E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e ekzekutimit te pronarit te argjendarise

Tirane 21 tetor 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- Update Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak me pare ne afersi te rruges Siri Kodra ku si rrjedhoje e grabitjes se argjendarise mesohet se personi qe ka humbur jeten eshte pronari i ketij dyqani.
Sipas gazetarit te agjencise se lajmeve NOA ne vendngjarje thuhet se viktima eshte 62 vjecari Rrapo Sinanaj trupi i te cilit aktualisht eshte drejtuar drejt morgut te kryeqytetit.
Behet e ditur se personi qe ka bere ekzekutimin e 62 vjecarit ka qene i maskuar dhe se pak para ngjarjes ka pasur nje konflikt mes tij dhe viktimes kjo pasi autori i krimit ka tentuar te grabise vareset sasine e parave si dhe pajisjet e tjera me vlere ndersa viktima ka tentuar ti heqe masken.
Pas kesaj autori e ka qelluar me plumb ne koke dhe ne trup pronarin e argjendarise duke i provokuar edhe vdekjen e menjehershme.
Nderkaq mesohet se ne ambientet e dyqanit ka qene nje person qe ka hyre dhe qe ka kryer vrasjen ndersa ne ambientet e dyqanit ka pasur edhe kamera sigurie nga te cilat uniformat blu presin te marrin te dhena te tjera lidhur me ngjarjen ndersa dyshohet se ne ambientet e jashtme ka qene edhe nje bashkepunetor.
Aktualisht nga efektivet e policise po merren ne pyetje deshmitaret e rastit me synim identifikimin dhe gjetjen e autoreve si dhe rindertimin e ngjarjes.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›