Skema e mashtrimit me mikrokreditë, Agalliu: SPAK t’i shkojë deri në fund hetimit të skandalit

Sekretari për Programin në PD, Arbi Agalliu, nëpërmjet një konferencë për shtyp ka reaguar në lidhje me skemën e mashtrimit me mikrokreditë që thuhet se ka prekur rreth 103 mijë qytetarë.
Deputeti Agalliu theksoi se kjo skemë gjigante abuzimi vazhdon të jetë në proces mashtrimi nga institucionet financiare të cilët janë frymëzuar, ngritur dhe toleruar nga kryeministri dhe shpura e zyrtarëve të korruptuar.
“Piramidat e Edi Ramës kanë dëmtar 103 mijë qytetar dhe rreth 20 mijë prej tyre vazhdojnë të jenë në proces mashtrimi nga institucionet financiare që janë frymëzuar, ngritur dhe toleruar nga ai dhe shpura e zyrtarëve të korruptuar” tha ai.
Deputeti Agalliu i bën thirrje SPAK që t’i shkojë deri në fund këtij skandali.
“510 milion euro janë paguar nga qytetarët më të pamundur të shoqërisë shqiptarë të cilët të presionuar nga funksionarët publik janë detyruar të paguajnë detyrime që nuk i kanë marrë kurrë. 570 milion euro asete janë bllokuar ose kaluar për llogari të këtyre mashtruesve financiar si pasojë e lejimit të proçedurave të paligjshme nga ana e hipotekave apo si pasojë e mos ushtrimit të kontrollit të organeve kompetente mbi përmbaruesit që kanë shkelur ligjin për të ndihmuar këto piramida moderne të ideuara dhe mbështetura nga Edi Rama dhe mëkëmbësit e tij”theksoi ai.
Duke shprehur mbështetjen e partisë ku ai bënë pjesë, tha se ,”Partia Demokratike e Shqipërisë i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK që të çojë deri në fund hetimet e nisura për këtë skemë gjigande mashtrimi si dhe të marri në përgjegjësi penale të gjithë zyrtarët e lartë që kanë pasur dijeni për të dhe e kanë lejuar duke filluar nga Edi Rama dhe e gjithë shpura e tij e korruptuar.
/rtsh.al/