E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skena pa kufij e Selanikut

Keto dite skena e nje prej sallave te Teatrit Shteteror te Greqise se Veriut ne Selanik eshte shnderruar ne nje skene pa kufij.

Krijues nga gadishulli ballkanik takohen dhe bejne publike tashme vepren e tyre qe deri dje ishte e panjohur pertej kufijve.

Teatri Kombetar i Shqiperise ka folur shqip me shfaqjen Elektra te Sofokliot ne kete krijim te skenes teatrore nderballkanike Kufij te Hapur.

Mbreme kam degjuar komplimentin me te bukur nga nje bashkatdhetar lsquoSofokliu foli shqip. Eumlshte vertete nje nga rolet me te bukura te jetes sime. Te jesh pjese e ketij festivali eshte bukur shprehet aktorja Luiza Xhuvani.

Me synim bashkejetesen paqesore dhe progresin krijues midis popujve te vendeve te Ballkanit Teatri Shteteror i Greqise se Veriut ka hapur dyert per teatrot me te mira te ketij gadishulli.

Per here te pare na jepet rasti te kemi nje eksperience te tille te njohim cfare eshte teatri shqiptar. Kjo eshte me e rendesishmja ndersa bashkepunimet midis dy teatrove por edhe teatrove te tjera ballkanike jane dicka qe na intereson ne vecanti dhe qe do te luaje nje rol te madh ne mirekuptimin midis dy popujve si dhe ne bashkepunimin e tyre eshte shprehur Makis Trikukis kryetar i Keshillit Drejtues te TSHGV.

Na emocionoi te gjitheve. Duartrokitjet e spektatorit dhe pjesemarrja e shumte e treguan kete. Elektra e Sofokliut tingellon gjithmone aktuale aq me shume ne Greqi ne gjuhen shqipe. Ishte nje performance e shkelqyer qe na dha shume emocione theksoi ambasadori i Shqiperise ne Greqi Dashnor Dervishi.

Ne kete konkteks bashkepunimi nderballkanik do te vijoje ne aktivitete te tjera te perbashketa midis te tjerash krijimi i nje studioje krijuese me pjesemarrjen e vendeve fqinje ne Ballkan qe do te kete si qender qytetin e Selanikut.

Ishte nje perfaqesim mjaft dinjitoz i Teatrit Kombetar ne nje festival qe eshte nder aktivitetet me te rendesishme ne Greqi dhe besoj qe trupa e Teatrit Kombetar paraqiti nje pjese te denje te kultures sone kombetare deklaroi Kristaq Skrami drejtor i Teatrit Kombetar.

Elektra shqiptare ka percjelle mjaft emocion. Interpretimi teper profesional i Luiza Xhuvanit Roza Anagnostit Laert Vasilit Monika Lubonjes dhe aktoreve te tjere ka korrur duartrokitjet e spektatoreve shqiptare dhe greke te pranishem ne salle.

Pas Teatrit Kombetar te Shqiperise ne skenen e Selanikut ngjitet Don Zhuani i teatrit te Sofies dhe me pas tragjedia Bacantes e Euripidit nga trupa e Teatrit Kombetar te Beogradit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›