E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënder Hita shfaqet me maskë kundër gazit pranë Kryeministrisë, vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është shfaqur pranë Kryeministrisë, në një moment kur situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon të jetë shumë e tensionuar për shkak të përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Hita shihet duke lëvizur pranë godinës së Kryeministrisë, i pajisur me maskë kundër gazit. Ai shfaqet në shoqërinë e punonjësve të tjerë të policisë, të cilët gjithashtu mbajnë pajisje mbrojtëse.

Prania e drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në këtë zonë vjen në një kohë kur efektivët po ndërhyjnë nga disa drejtime për të shpërndarë protestuesit, përfshirë zonën e Piramidës dhe rrugët anësore të bulevardit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›