Skënder Hyseni: Thaçi gaboi me deklaratën për BE
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, i ka quajtur të vonuara kritikat e kryeministrit Hashim Thaçi në drejtim të BE.
Sic raporton portali Indeksi online, Hyseni ka thënë se kryeministri ka bërë një veprim jo të duhur dhe në kohën e gabuar. Ai ka vlerësuar se këto deklarata është dashur të thuhen para arritjes së marrëveshjes në kuadër të dialogut me Serbinë.
“Deklaratat e kryeministrit i konsideroj të vonuara, shumë të vonuara, sepse këto kritika është dashur të bëhen shumë kohë më parë, e jo tani, aq më tepër në këtë formë dhe për konsum publik”, ka deklaruar Hyseni.
Ai ka thënë se procesi i stabilizim-asocimit dhe liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ndodh si shpërblim për koncesionet e arritura në dialogun me Beogradin, por mbi bazën e meritave.
Ish-ministri i Jashtëm ka kritikuar edhe diplomacinë kosovare për mosfunksionim, madje ai e ka quajtur Ministrinë e Punëve të Jashtme organizatë joqeveritare e cila sipas tij, nuk funksion fare!
“Diplomacia e Kosovës nuk është duke funksionuar, madje mund të them se Ministria e Punëve të Jashtme është shndërruar në një organizatë joqeveritare. Në një OJQ jofunksionale”, ka vlerësuar Hyseni.
Ai është shprehur i pakënaqur edhe me paraqitjen e ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përballë akuzave të ministrit serb.
(ar.si/BalkanWeb)