E Martë, 3 Nëntor 2026

Skënderbeu dhe Tirana, në finalen e madhe

Pasi ka njohur të martën finalisten e parë, veprimtaria e dytë e volejbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka luajtur të mërkurën ndeshjen e kthimit të çiftit tjetër të gjysmëfinaleve, nga ku kanë dalë edhe finalistja tjetër, duke plotësuar dyshen që do të luftojë për trofeun e madh tek femra. Takimi që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka qenë përballja që u luajt në kryeqytet, midis Tiranës dhe Pogradecit.

Skuadra kryeqytetase e kishte fituar në 3 sete takimin e parë, të luajtur mesjavën e shkuar në Pogradec dhe ka vijuar të bëjë saktë dhe shpejt detyrën edhe në ndeshjen e kthimit, duke e mbyllur gjithçka po në 3 sete, brenda 69 minutash lojë efektive. Seti i parë është fituar nga skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi 25-15, ndërsa seti i dytë ka qenë më i barazpeshuar, por Tirana e fiton edhe atë 25-22. Kështu ka ndodhur edhe në setin e 3-të, të cilin vajzat bardheblu e fitojnë 26-24 dhe gjithë ndeshjen 3-0 me sete.

Kështu, Tirana mund Pogradecin 3-0 në dy sfida dhe do të përballet në finale me Skënderbeun, që pasi e kishte fituar në 5 sete ndeshjen e parë në kryeqytet, ka vijuar të fitojë edhe të martën në 3 sete përballë Partizanit në duelin tjetër të gjysmëfinaleve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›