E Martë, 3 Nëntor 2026

“Skënderbeu, identiteti dhe bashkëkohësia”, historiani Xhufi me të rinjtë në QKLL

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit zhvilloi aktivitetin me temë “Skënderbeu, identiteti dhe bashkëkohësia”, në kuadër të 620-vjetorit të lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

I ftuar në këtë aktivitet ishte historiani i mirënjohur, Pëllumb Xhufi, i cili shpalosi sot në hapësirat e QKLL-së përballë një audience të rinjsh, një histori të jashtëzakonshme të Skënderbeut, si një figurë madhore, unifikuese të kombit shqiptar, e cila është një pikë e rëndësishme referimi modelesh për historinë, politikë, kulturën sot.

Mes të tjerash, në takim u kujtua fakti se si Indro Montanelli, gazetari i njohur italian, e quante Skënderbeun si “poetin e madh të politikës shqiptare”.

I cilësuar si shqiptari më i njohur në botë ndër shekuj, Skënderbeu nderohet si prijës ushtarak dhe strateg i fortë i mbrojtjes së interesave të popullit shqiptar.

Rëndësia e Skënderbeut në historinë e popullit shqiptar, ndërkaq, nuk është vetëm ushtarake, por edhe politike, shtetkrijuese, diplomatike e qytetëruese.

Për shekuj me radhë shërbeu si burim frymëzimi i intelektualëve pasardhës, të cilët luftuan për lirinë dhe formimin e shtetit të pavarur shqiptar. /j.p/

Aktivitet kushtuar Skenderbeut ne QKLL. Fotot nga Agim Dobi 1 nga 3

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›