Skenderbeu mund Vllaznine

Korcaret kerkonin me ngulm fitoren ne kete ndeshje pasi vinin nga humbja me Shkumbinin ne javen e shkuar nderkohe Vllaznia kerkonte vazhdimesine pas fitores 2-1 me Lacin.
Qe ne pjesen e pare shkondranet paten mundesine me te mire per te kaluar ne avantazh me ane te nje 11-metershi. Kaci ndalet ne menyre te parregullt brenda zones nga Vrapi dhe gjyqtari akordon penallti.
Rajovic merr persiper ekzekutimin e saj por goditja e tij eshte krejtesisht amatore dhe Shehi pret. 0-0 u mbyll pjesa e pare nderkohe qe ne te dyten Vllaznia mbetet me 10 lojtare pas daljes me kartonin e kuq te Rajovic i cili nderhyn ne menyre te parrgullt ndaj Berkic dhe merr kartonin e dyte te verdhe.
Ne epersi numerike vendasit behen me agresiv dhe arrijne te gjejne me pas dy here rrugen e golit. Jolic eshte autori i te dy golave zhbllokon rezultatin ne minuten e 63-te dhe e vulos ate ne minuten e 91-te te takimit.
Nderkohe ndeshja tjeter e kesaj jave te katert te Superliges mes Beses dhe Teutes ka perfunduar 0-0 duke i ndare nga nje pike te dyja skuadrave te cilat pas 4 javesh ndodhen ne kuoten e dy pikeve ne vendet e fundit te renditjes.
Ky rezultat qe per kavajasit konsiderohet zhgenjyes ka sjelle dhe doreheqjen e trajnerit Shpetim Duros e refuzuar nga presidenti Bizhdili.
Ndersa Flamurtari ka marre kreun e superliges fale fitores minimale 1-0 ndaj Bylisit.