Skënderbeu, në Kupën Ballkanike

Klubi i volejbollit Drita, e ka marrë dritën e jeshile nga Unioni Ballkanik i volejbollit, për organizimin e Kupës së Ballkanit për klube.
Lajmin e kanë mirëpritur drejtuesit e klubit, por edhe përfaqësuesit e Komunës, sepse vajtaja e ekipeve nga mbarë Ballkani pritet të risjellë vëmendjen e sportdashësve në qytetin e Gjilanit
Volejbollistja, e tashmë anëtarja e Kryesisë që është pjesë e KV Drita, Vlora Berisha, ka folur për përgatitjet rreth organizimit të Kupës Ballkanike për klube në Gjilan.
“Jemi të kënaqur që për herë të dytë, na është besuar organizimi i Kupës Ballkanike për klube të volejbollit. Ky është një lajm i madh, i cili na obligon të bëjmë më të mirën, që të dëshmojmë nivelin tonë garues dhe organizativ. Pjesë e kësaj gare, përveç Dritës do të jenë edhe ekipe përfaqësues nga Turqia, Greqia dhe nga Shqipëria.
Ekipi i Skënderbeut të vajzave për herë të parë do jetë pjesë e kesaj Kupe. Ne intervistën e dhënë pak ditë më parë për RTSH Sport trajneri i korçareve,Orlando Koja është shprehur se dhe Skënderbeu ka qenë një nga kandidatët për organizim e këtij aktiviteti.