E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu “rikthehet” në Fier/ Portreti i heroit kombëtar, i qëndisur në 1938, pjesë e pajës së një vajze

Një pikturë e rrallë dhe unike e heroit kombëtar Skënderbeut është rikthyer në Fier pas më shumë se pesë dekadash.

E qëndisur me dorë në vitin 1938 në Berat, nga një vajzë e zakonshme e qytetit, piktura “udhëtoi” drejt Fierit si pjesë e pajës së autores, e më pas drejt Athinës, ku pasardhësit e Parashqevisë e ruajtën për ta rikthyer në Fier, si pjesë të koleksionit të vyer të veprave të artit në Muzeun e Fierit.

Portreti i qëndisur nga vajza beratase i bashkohet koleksionit të pikturave të heroit kombëtar, duke e çuar në tre numrin e tyre.

Muzeu i Fierit ka një koleksion të pasur me vepra arti. Pjesa më e madhe e tyre ka histori dhe vlera të rralla artistike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›