Skënderbeu, suksesi sa i shpejtë!

Skënderbeu është finalistja e dytë e Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra. Një fitore e shpejtë e të besuarave të Orlando Kojës, teksa kanë fituar pastër 3-0. Partizani ka vuajtur mungesën e organizatores Çezarina Xhekës, e cila ka mbetur e dëmtuar në kavilje në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë të martën e kaluar përsëri ndaj Skënderbeut. 25-16 seti i parë për Skënderbeut. Më pas 25-15 dhe në fund 25-12 dhe 3-0.
E shtuna do të jetë për gjysmëfinalet e meshkujve Tirana – Ferizaj dhe Peja – Partizani, kurse e diela për finalet për të përcaktuar fitueset e edicionit të tretë të Ligës “Gjergj Kastrioti”.