Skënderbeu, trajneri Ahmataj: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

“Në këtë moment na gëzojnë vetëm pikët”. Trajneri i Skënderbeut Julian Ahmataj ka komentua fitoren 2-0 të arritur përballë Partizanit. “Na duhen fitoret në këtë moment. Loja nuk na ka munguar, por e kemi nisur jo mirë përsa u përket rezultateve. Ka vend për përmirësime, për të dërguar skuadrën në atë nivel që duam”.
“Partizani është skuadër shumë e fortë, ka lojtarë shumë të mirë, sidomos në sulm. Në fillim patëm vështirësi në fillim, por më pas çdo gjë u stabilizua. Ne kemi pasur problem me golat në fillim e ndeshjes. Ashtu erdhi ndeshja, mund të shënonim më përpara”.
“Nasr? Do jetë pjesë në vazhdim, por nuk kishim pse e rrezikonim në këtë ndeshje dhe me këtë terren, do vlejë më shumë në ndeshjet e ardhshme”.
“E themi me bindje, këta lojtarë janë të nivelit të lartë, me cilësi. Gradualisht do shkojmë te maksimumi ynë, por duhet të jemi me këmbë në tokë”.