E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ski, një tjetër rezultat pozitiv për Lara Colturin

Lara Colturi e mbylli me sukses ditën e parë të garimit në Semmering të Austrisë në Kupën e Botës të skive alpine.

Sportistja që garon për Shqipërinë bëri një lëshim të parë të shkëlqyer, duke u renditur në vendin e 8-të në Giant Slalom. Pikët e grumbulluara nga sportistja 18-vjeçare i japin mundësinë të jetë mes 15 më të mirave të botës.

Të dielën zhvillohet gara për Sllallomin, duke bërë kështu edhe përmbylljen e një viti të jashtëzakonshëm për Lara Colturin. Kupa e Botës rifillon më 4-5 janar 2025, në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›