E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

S’kishte dokumentacionin përkatës, bllokohet skafi në Ksamil, gjobitet me 10 mijë lekë drejtuesi i saj

Një skaf është bllokuar në plazhin e Ksamilit, pasi drejtuesi i saj nuk posedonte dokumentacionin përkatës për të lundruar me të.

Gjatë kontrolleve të policisë kufitare u evidentuar skafi pa dokumentacionin përkatës dhe për këtë u gjonit me 10 mijë lekë drejtësi i saj.

Sipas policisë “skafi do rri i bllokuar deri në shlyerjen e masës administrative dhe pajisjen e drejtuesit të tij, me dokumentacionin përkatës”.

Kontrollet për mjete lundruese pa leje vijojnë prej kohësh ku vetëm gjatë kësaj jave janë bllokuar 7 mjete lundrimi nga policia kufitare e Vlorës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›