Skrami kerkon 20 mije USD nga regjisori
Drejtori i Teatrit Kombetar padit regjisorin Hervin Culi, duke e akuzuar per shpifje ne lidhje me letren qe i ka derguar ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve, ne te cilen shkruan per abuzimet me biletat e ketij teatri. Kristaq Skrami ka dorezuar kerkesen me 5 nentor te vitit te kaluar, nderkohe qe diten e djeshme regjisori dhe aktori Culi eshte njohur me dokumentin nga ana e gjyqtares se Gjykates se Tiranes, Miranda Ndoja. Skrami kerkon demshperblim per kete shpifje ne shumen e 2 milione lekeve te reja, duke i cilesuar te pabaza akuzat. Por pasi eshte njohur me padine, Culi eshte shprehur se do te vazhdoje te kerkoje te drejten e tij, pasi letra e shkruar mbeshtetet ne raportin e Kontrollit te Larte te Shtetit, per inspektimin e Ministrise se Kultures dhe Teatrit Kombetar, i publikuar ne dhjetor 2007. Pak jave me pare, Culi i ka shkruar ministrit Ylli Pango per shkeljet financiare ne Teatrin Kombetar dhe per kete akuzonte drejtorin Skrami. Me urdhrin e ministrit eshte ngarkuar nje grup auditimi dhe pasi kane kontrolluar te gjithe dokumentacionin, eshte nxjerre nje raport perfundimtar, duke vleresuar se ne kete institucion nuk rezulton asnje shkelje. Culi tha dje, per gazeten