Skuadrat shqiptare njohin rivalet e turit të tretë

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të "Europa League". Shorti ka përcaktuar edhe kundërshtarët e skuadrave shqiptare në rast se do të kualifikohen.
Kështu fituesja e çifti Tirana-Spartak Trnave do të luajë me Levskin e Sofjes ku ndeshja e parë do të luhet në Bullgari. Fituesja e çiftit Vllaznia-Thun do të luajë përballë italianëve të Palermos, ndërsa fituesja e çiftit Flamurtari-Jablonec do të ketë përballë holandezët e Az Alkmar me ndeshjen e parë që luhet në Holandë.
Ndeshja e parë e turit të tretë kualifikues zhvillohet në datën 28 korrik ndërsa ato të kthimit do të jenë më 4 gusht.