E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Skuka: Te Partizani për titullin! Bomberi i bashkohet “të kuqve” në përgatitjet e Turqisë

Xhuliano Skuka është padiskutim një nga lëvizjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar në mërkaton e dimrit.

Një lojtar të cilin Partizani e shiti tek Metz 1.4 mln euro, e që tani arriti ta marrë në huazim nga skuadra franceze pa asnjë kosto.

Me ardhjen e një bomber që kërkon të rigjeje veten pas dështimit në tek Metz dhe Maribor, të kuqtë forcohen ndjeshëm. Nga Turqia ku i është bashkuar ekipit në stërvitje, 25-vjecari rrëfeu për kanalin zyrtar të klubit impresionet e para të këtij rikthimi.

“Rikthimi? Normal që shpresoj që rikthimi të jetë mirë për mua dhe ekipin. Kam ardhur për të dhënë maksimumin. Unë kam shumë besim te ky ekip. Kam ndjekur edhe ndeshjet e fundit, cilësia nuk mungon. Grupi është, besoj që edhe me pak fat do arrijmë t’ia dalim për titullin kampion.”

Skuka megjithatë e konsideron garën për titull në superiorë mjaft të fortë.

“Rivalët? Kampionat i fortë. Dinamo po rikthehet shumë fort, Vllaznia po ashtu. Egnatia është ekip i mirë, Tirana. Besoj që do të ketë një luftë të ashpër deri në fund të kampionatit.”

Kategoria superior rikthehet në fund të javës me duelet e javës së 19, teksa Partizani  i vendit të dytë sipas kalendarit do të luajë përballë Teutës në kryqtet./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›