E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skulpturat magjike të Anthony Howe

WASHINGTON - Skulpturat e pazakonshme dhe unike kinetike, që lëvizin me fuqinë e erës, janë veprat e artistit Anthony Howe. Karikatura që duken si të dala nga përrallat, të cilat vihen në lëvizje përmes një magjie, në fakt lëvizin bashkë me erën, kurse qindra pjesë metalike përthithen nga rrezet e dritës duke krijuar efekte magjike. 

Artisti Anthony Howe ia ka kushtuar jetën krijimit të skulpturave kinetike të pazakonshme, të cilat,  ndryshe nga të zakonshmet, lëvizin me ndihmën e erës. Secila nga strukturat e  tyre kinetike është tregim në vete, që duket magjike dhe nga pak ireale.

Skulpturat i bën nga një lloj çeliku që nuk ndryshket dhe secila pjesë nga të cilat bëhen, vihet me kujdes që në korrelacion të përsosur me erën dhe dritën të përfitohet efekti më mrekullues. Anthony Howe ka filluar të merret me art qysh më 1952, kurse skulpturat kinetike nisi t’i bëjë më 1989.

(Në video: Vepra më interesante "About face" - Fytyra që ndryshon grimasat në varësi të erës)

Veprat e tij gjenden në gjithë botën në koleksione private. Një nga kreacionet e tij më interesante është "About Face",  që është imagjinuar si një fytyrë që ndryshon grimasat në përputhje me erën. Në disa nga skulpturat lëvizja e pjesëve metalike bëhet me ndihmën e mekanizmave delikate. Edhe pse deri tash ka bërë me dhjetëra skulptura kinetike, më të njohurat janë Octo", "Vlast-O-Spine" dhe „In Cloud Light".

Pronat dhe studioja e  Anthony Howe ndodhen në Eastownd  të shtetit Washington dhe kanë një sipërfaqe prej dhjetë hektarësh. Në këtë pronë ka vendosur pesë skulptura të mëdha kinetike që varen në drunj. Anthony  dhe bashkëshortja e tij thonë se për secilin që dëshiron t’i shohë i ka dyert e hapura. 

Marrë nga Koha ditore
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›