E Diel, 1 Nëntor 2026

Sllovaki Partia SMER fiton zgjedhjet parlamentare

Ish kryeministri i Sllovakise Robert Fico do te rikthehet ne detyre pasi partia e tij e majte Smer fitoi ndjeshem ndaj rivaleve te saj ne zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Partia social demokrate Smer fitoi me shume se 44 per qind te votave ose 83 vende ne parlamentin me 150 vende. Partia konservatore SDKU e kryesuar nga kryeministrja e tanishme Iveta Radicova fitoi vetem 6 per qind te votave.

Kjo fitore i jep zotit Fico mbeshtetje te mjaftueshme per te qeverisur i vetem per here te pare qe kur Sllovakia fitoi pavaresine ne vitin 1993.

Zoti Fico kryeminister i vendit ne periudhen 2006-2010 beri fushate duke premtuar se do te mbaje te paprekur sistemin e ndihmave shoqerore por do te ngreje taksat per korporatat dhe te pasurit.

Zgjedhjet e djeshme u zhvilluan dy vjet para afatit. Koalicioni ne pushtet me 4 parti ra ne muajin tetor kur nje prej partive me te vogla nuk pranoi te mbeshteste shtimin e fondeve te paketes se ndihmave emergjente per eurozonen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›