E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovaki deputetet zhvishen...per imunitetin

Zhvishen për t’u “zhveshur” nga imuniteti. Kjo ishte nisma e deputetëve të grupit parlamentar të partisë liberale në Sllovaki, parti që disa herë ka paraqitur nisma në parlamentin vendas për heqjen e imunitetit dhe avantazheve që mbartin deputetët sllovakë përballë ligjit.

Në foton që po bën xhiron në internet, e sidomos në rrjetin social Facebook, tregohen lakuriq 17 deputetët e liberalë (partia SAS) sllovakë duke mbajtur një banderolë, që u mbulonte pjesët intime dhe  ku shkruhej: “T’u heqim imunitetin deputetët.

Heqja e imunitetit të anëtarëve të parlamentit është një kërkesë e kahershme e shoqërisë civile në Sllovaki, e cila e shikon atë si një pengesë për të vënë para drejtësisë zyrtarët e lartë që akuzohen kryesisht për korrupsion e për vepra të tjera anti-ligjore.

Megjithatë liberalët janë e vetmja forcë parlamentare që e ka kërkuar publikisht heqjen e tij, megjithëse ka rënë në kundërshtimin e forcave më të mëdha në parlament.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›