E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sllovakia mbyll zyrën në Kosovë, vendimi në kuadër të ristrukturimit të shërbimit diplomatik

Sllovakia, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do të mbyllë zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë më 31 dhjetor të këtij viti.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës  ka deklaruar se ky  hap  qe do te nderrmerret është pjesë e vendimit të Sllovakisë për të mbyllur deri në fund të vitit edhe ambasadat e saj në Danimarkë e Norvegji, si dhe konsullatat e përgjithshme në Krakovë e Shën Petersburg.

Ndërkohë  në një deklaratë në  faqen e  zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë thuhet se shërbimet për qytetarët sllovakë dhe raportet diplomatike do të mbahen nga ambasadat në shtetet fqinje. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›