E Diel, 1 Nëntor 2026

Sllovenia: Marrëdhëniet me Kroacinë në një fazë delikate

"Për momentin jemi në një fazë shumë delikate, sepse jo vetëm që kemi shumë çështje të pazgjidhura por edhe një atmosferë negative", theksoi Turk në një intervistë për të përditshmen sllovene "Dnevnik".
     
Ai shtoi se ''Lubjana dhe Zagrebi duhet të heqin dorë nga fjalimet agresive dhe fyese''.
     
"Nëse të dyja palët bien dakord për ndërmjetësim mes tyre, ashtu siç është theksuar në propozimin e komisionerit evropian Olli Ren, Sllovenia do të mund të heqë dorë nga vetoja për negociatat e mëtejshme të Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian'', theksoi Turk.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›