E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“S’mund ta dimë nëse fëmija vdiq nga miokarditi”, mjekja flet për vdekjen e 12-vjeçarit: 12-vjeçarit iu bë diagnozë e gabuar

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, në një intervistë me Skype në News 24 foli më tepër për rastin e vogëlushit nga Korça që ndërroi jetë përpara disa ditësh.

Dollenberg tha se vogëlushit i është bërë diagnoza e gabuar. Ajo shtoi se fëmija nuk ka pasur virozë dhe se kjo gjë shihet nga analizat. Sipas saj, nëse djali do të merrte mjekimin e duhur, do të kishte shpëtuar. Dollenberg nënvizoi se nuk mund të vërtetohet që djaloshi ka vdekur nga miokarditi akut.

Aurora Dollenberg, kryetare e federatës së mjekëve shqiptarë në Europë: Është bërë diagnozë e gabuar. Fëmija nuk ka pasur virozë, shihet nga analizat. Djali është “rrokullisur” më kot për disa ditë. U humbën 10 ditë kohë. Nga analizat, rezultonte se djali ka pasur infeksion bakterial. Edhe kur është bërë diagnoza e duhur, ilaçet kanë qenë të pamjaftueshme. Iu dha antibiotik i ulët.

Fataliteti për raste të tilla është thuajse i përjashtuar, nëse djali do trajtohej siç duhet. Nëse djali do të merrte trajtimin e duhur, do të kishte shpëtuar. Me anë të diagnostikimit të duhur, situata do të përmirësohej me kohën. Nuk mund ta dimë nëse djali ka vdekur nga miokarditi akut.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›