E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder thërret anglezët: Më bleni mua

Mesfushori holandez i Interit, Wesley Sneijder u ka bërë të qartë skuadrave angleze se ai dëshiron kalimin në Premierligë.

Fantazisti holandez kishte arritur një marrëveshje me skuadrën e Galatasaray por që gruaja e tij nuk dëshiron jetën në Turqi duke bërë të qartë se Sneijder duhet të mendoj tjetër destinacion.

"Duhet të shikojmë mundësinë e transferimit në Angli. Lojtari më ka porositur që të bisedoj vetëm me skuadra angleze. Ai e pëlqen Premierligën dhe në ditët në vijim duhet shikuar mundësinë e transferimit në Angli" deklaroi agjenti i lojtarit.

Manchester United, City e Chelsea jan tri skuadrat që mund të përfitojnë shërbimet e holandezit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›