E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snowden Venezuela opsioni kryesor

Në një intervistë dhënë Agjensisë së Lajmeve “Reuters”, pak pasi kishte komunikuar online me ish-kontraktorin e CIA-s, Glen Greenëald, gazetari që publikoi dokumentet sekrete të pergjimeve, thotë se Karakasi mund të garantojë më mirë sigurinë e 30-vjeçarit.

Dy vende të tjera të Amerikës Latine, Nikaragua dhe Bolivia janë shprehur të gatshme ta pranojnë Snowdenin e kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por konsiderohet se Venezuela është në pozitat më të mira për t’i ofruar atij mbrojtje. Snowden besohet se 30-vjeçari vazhdon të qëndrojë në zonën e tranzitit të aeroportit Sheremetievo të Moskës, që kur shkoi atje nga Hong Kongu dy javë më parë. Presidenti Venezuelian, Nicolas Maduro deklaroi se i takon vete Snowdenit te vendose nese deshiron te shkoje ne kete vend dhe kohen se kur mund te ndodhe nje gje e tille. Maduro i bëri këto komente disa orë pasi Ambasada e Nikaraguas në Moskë pohoi se ka marre nje kerkese me shkrim nga ish-specialisti i CIA-s per strehim politik. Shtetet e Bashkuara duan ta nxjerrin ne banken e te akuzuarve 30-vjeçarin qe bë bëri publike informacione sekrete nga programet amerikane të pergjimit, te ndermarra nga Agjencia e Sigurise Kombetare. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›