Snowden përplas Moskën me Washingtonin
Një luftë e ftohtë fjalësh mes Moskës dhe Uashingtonit ka nisur për rastin Snowden. Presidenti rus Vlladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për vënien në kurth të ish-kontraktorit amerikan Edward Snowden në aeroportin e Moskës.
Putin tha se Washingtoni ka vënë Snoëden në grackë, pasi ka ushtruar presion ndaj shteteve tjera që të mos e strehojnë të arratisurin amerikan.
Megjithatë, presidenti rus nuk ka dhënë shenja nëse Moska zyrtare do t’i jep azil të përkohshëm Snowden. Putin ka thënë se Rusia mund t’i jap azil politik Snowden, vetëm nëse ai ndal së zbardhuri dokumente dhe informata sekrete, që po dëmtojnë Shtetet e Bashkuara.
Snowden-it i është ofruar azil politik në Bolivi, Nikaragua, dhe Venezuela, por ka ngelur për tre javë në zonën e tranzitit të aeroportit të Moskës, dhe nuk ka mundësi të udhëtojë pa dokumenta.
Qeveria amerikane e akuzon atë për spiunazh, dhe kërkon që ai të kthehet në SHBA për t’u ndeshur me drejtësinë. Të premten, Snowden u takua në aeroport me aktivistë të të drejtave të njeriut, duke i thënë atyre që ai po kërkon azil politik të përkohshëm në Rusi, deri sa të jetë në gjendje të shkojë në Amerikën Latine.