E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar këto momente në rezidencën qeveritare në Vilën e Kuqe në Tiranë një mbledhje me te gjithë ministrat.

Burime qeveritare i konfirmuan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se në këtë mbledhje e cila ka nisur në ora 9:00, marrin pjesë edhe drejtuesit politik.

Mes çështjeve në diskutim është edhe raportimi ministrave për drejtorët e agjencive të varësisë të cilëve iu kërkua dorëheqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›