E Diel, 1 Nëntor 2026

Sollën në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura në Zvicër e Itali, procedohen dy të rinjtë

Policia e Tiranës ka proceduar dy të rinj, të cilët kishin sjellë në Shqipëri automjete të vjedhura, vlera e të vilave arrinte në 90 mijë euro.

Si rezultat i punës operacionale dhe asaj operative, me fokus konstatimin dhe goditjen e rasteve të trafiqeve dhe kalimit të kundërligjshëm të kufijve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan 2 faza të tjera operacioneve:

-“Stolen Line”, në kuadër të të cilit nisi procedimi penal për shtetasit:

-M. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Benz”, me vlerë rreth 80 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër;

-E. M., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Opel”, me vlerë rreth 10 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›