E Hënë, 2 Nëntor 2026

Solskjaer: Biseda dhe firma me CR7 më kushtoi shumë, humba gjithçka

Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Junajtid riktheu Kristiano Ronaldon në “Old Trafford” vetëm nga frika se portugezi mund të përfundonte tek rivalët e Sitit.

“Kristiano Ronaldo është njëri prej lojtarëve më të mirë të botës në 15 vitet e fundit. Ai kishte një histori të madhe me klubin dhe në momentin që do të largohej nga Juventusi kishte kontaktuar me Sitin. Ata ishin shumë pranë firmës dhe ne nuk donim që ai të shkonte të luante për Sitin pasi do të shënonte shumë gola. Kështu vendosa që ta kontaktoja nëpërmjet telefonit dhe të bisedoja. Arrita që ta bindja pasi ai zgjodhi që të rikthehet tek Junjatid. Por duke vepruar kështu besoj se humba grupin pasi dinamikat në dhomat e zhveshjes ndryshuan dhe unë pas pak javësh u shkarkova”, tha norvegjezi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›