Somali blic i komandove franceze

Komandot francezë kanë kryer një operacion për lirimin e një pengu në Somali, ku një numër i papërcaktuar personash kanë mbetur të vrarë.
Një dëshmitar nga lokaliteti Bulo Marer, i cituar nga BBC, ka deklaruar se ka dëgjuar një helikopter të fluturonte në jug të qytetit dhe më pas shpërthime e të shtëna.
Militantët e grupit terrorist Al Shabab dyshohen se mbajnë një peng francez në lokalitetin në fjalë. Një zëdhënës i këtij fraksioni tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se ushtarë “të shumtë” francezë kanë mbetur të vrarë, një lajm ky i vështirë për t’u konfirmuar.
Lajmi për këtë operacion në lindje të Afrikës erdhi disa orë pasi Franca njoftoi nisjen e ndërhyrjeve ushtarake në shtetin e Malit, për të mbështetur qeverinë në luftën kundër militantëve islamikë. Megjithatë, ende nuk dihet nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Një agjent sekret francez, i identifikuar si Denis Allex, u rrëmbye në Somali në korrik të vitit 2009 bashkë me një koleg që u lirua një muaj më pas.
Një burim pranë shërbimeve sekrete somaleze, në kushte anonimati, ka thënë për agjencinë “Associated Press” se komandot francezë sulmuan bazën për të liruar një peng francez. Ndërsa Mohamed Ali, banor i lokalitetit Bulo Marer, e përshkroi ngjarjen e ndodhur gjatë natës përmes telefonit.
“Ne dëgjuam një seri shpërthimesh të ndjekura nga të shtëna armësh, vetëm pak sekonda pasi një helikopter fluturoi mbi qytet. Nuk e dimë me saktësi se çfarë ka ndodhur, por vendi i bastisur ishte një bazë e Al Shabab”, ka thënë dëshmitari.