Somali, rrembehet anija me 13 marinare

Nje anije indiane me 13 persona ne bord eshte rrembyer nga piratet somaleze ne brigjet e Kisimajos.
Lajmin e bejne te ditur agjencite nderkombetare te shtypit, sipas te cilave rrembimi i pirateve eshte bere nen kercenimin e armeve. Te njejtat burime shtojne se deri tani nga pengmarresit nuk eshte bere asnje kerkese per lirimin e ekuipazhit. Edhe pse ne brigjet somaleze jane dizlokuar shume trupa ushtarake nderkombetare, piratet vazhdojne aktivitetin e tyre.