E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali vritet pengu francez


Një shtetase franceze e rrëmbyer muajin e kaluar në Kenia dhe e mbajtur peng në Somali është vrarë nga pengmarrësit e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme në Paris, sipas të cilës informacioni ka ardhur nga ndërmjetësit e përfshirë në negociatat me rrëmbyesit.

“Marie Dedieu ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe fakti që rrëmbyesit refuzuan t’i jepnin ilacet që kishim dërguar na bën të mendojmë se skenari tragjik është real”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Didieu kishte nevojë për ilace cdo ditë dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte vetëm, duke mos pasur më karriken me rrota.

Ajo u sulmua teksa ndodhej në një shtëpi njëkatëshe me cati kashte në Ras Kitau të Kenias. Disa dëshmitarë treguan se dëgjuan të shtëna armësh zjarri para se gruaja të largohej me forcë me një motoskaf.

Rrëmbimi i saj ndodhi tre javë pasi një cift britanik ishte sulmuar në mënyrë të ngjashme në veri të vendit, në Kiuaju.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Durrës, fundoset anija, dy të mbytur
6 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur
Mbytja e anijes, të mbijetuarit, të tronditur
Fotoja në TCH, Frattini zihet ngushtë
Historia e Lavitolas me Shqipërinë
Angli, zbardhet identiteti i shqiptarit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›