E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sondazhi: 70% e shqiptarëve s’i mbështesin protestat e PD, edhe në Diasporë shumica dërrmuese kundër

69.5% e të pyeturve nga sondazhi i Eduard Zaloshnjas dhe ‘Frontline’ Report Tv kanë një qëndrim negativ për mënyrën si po proteston opozita dhe për aksionin e tyre me mosbindje civile. 28.1% shprehen pozitiv, ndërsa një pakicë 2.4% janë të dyzuar.

E ndarë veçmas më pas, në Shqipëri janë negativ ndaj këtyre protestave 69.8% e të pyeturve, 27.3% kanë qëndrim pozitiv, ndërsa të dyzuar 2.9%.

Në emigracion kanë opinion negativ 68.8% e zgjedhësve të prirur për të votuar, 30% mendojnë pozitivisht, ndërsa 1.2% janë të dyzuar.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›