E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi: A duhet që socialistët ta freskojnë qeverinë? Si përgjigjen shqiptarët

Në sondazhin “Zëri i shqiptarëve” shqiptarët u ftuan të japin mendimin e tyre nëse socialistët duhet ta freskojnë qeverinë?

Sipas votimit, 41.3% e pjesëmarrësve mendojnë se është koha e duhur  për t’i hequr çdo argument çdokujt që tenton të pengojë integrimin.

Ndërkohë, 34.2% shprehen se çdo veprim që përmirëson mirëqeverisjen është një detyrim i shumicës ndaj publikut.

Nga ana tjetër, 24.5% e votuesve e konsiderojnë një “freskim” të mundshëm si shenjë dorëzimi ndaj Sali Berishës.

Kampioni për këtë sondazhi është 1142 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë përllogaritet në +/- 2.9%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›