Sondazhi për Mourinhon, 82 me 18

Gazeta e famshme sportive spanjolle "Marca" ka bërë një sondazh me tifozët madrilen. E përditshmja spanjolle kishte në sondazh të ardhmen e Jose Mourinhos në Real Madrid.
Sondazhi me tifozët u bë pas deklaratës së tij ku tha se mund ta braktisë Real Madridin.
82% të tifozëve të Madridit janë të bindur se Jose Mourinho do të braktisë Real Madridin në fund të edicionit.
Në anën tjetër 18% e madrilenëve mendojnë se Mourinho mund të qëndroj pavarësisht se nuk arriti të triumfoj në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/