Sonte në emisionin ‘Përballë’, në RTSH 1- HD: Të “rinjtë” përballë PS,PD,LSI!

Të qenit i/e re apo e vjetër në politikë e përcakton data e themelimit, ndërsa të qenit i vogël apo i madh e përcakton kutia e votimit. Por në garën për të mbërritur te kutia e votimit- nuk janë të gjithë të barabartë. Për partitë e reja, që nuk kanë përfaqësues në Parlament, kërkohen 5 mijë nënshkrime të shoqëruara me fotokopje të kartës së identitetit. Por kjo nuk është e gjitha: kërkohet gjithashtu që partitë e reja të paraqesin një listë me 180 kandidatë, pa folur për fondet, e për hapësirën në media.
Nuk është hera e parë që parti të reja shpallin si mision shembjen e të “vjetërve”, por si rrallë herë tjetër numri i partive që synojnë ndryshimin e madh është mbresëlënës. Në zgjedhjet paralamentare të 25 prillit, futet për herë të parë Nisma Thurje, qendra Vetëvendosje në Tiranë, Bindja Demokratike, Lëvizja Demokratike, Lëvizja për Ndryshim, Lëvizja e Re, Partia Atdheu bashkë me Koalicionin për Shqipërinë dhe parti të tjera më pak të zëshme në mjedisin e medias tradicionale dhe medias sociale!
Partitë e reja si rregull nuk i kap as radari i medias tradicionale dhe as sondazhet aq shumë të diskutuara. Sonte në #Përballë janë ftuar drejtues dhe përfaqësues të partive dhe lëvizjeve të reja për tu dëgjuar se çfarë ofrojnë ato për votuesit dhe si e mendojnë ta realizojnë revolucionin në kutinë e votimit! Ora 21.00, RTSH 1