E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sonte ul siparin Festivali i 63-të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë

Sonte ul siparin Festivali i 63-të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë.

Kjo ngjarje kulturore konsiderohet si pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit, ndërsa sjell vit pas viti pasion dhe krijimtari.

Eventi transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Në një lidhje direkte për RTSH, gazetari Marjo Gjini foli për përgatitjet e fundit.

“Ky është festivali më i vjetër për fëmijë në të gjithë vendin, në një moshë sa Festivali i madh i Radio Televizionit. Në sheshin para Teatrit ‘Migjeni’ janë prezantuar tashmë për dy net me radhë 29 këngët pjesëmarrëse, ndërsa sonte presim një tjetër natë spektakolare, të mbushur me surpriza. 20 këngë i përkasin kategorisë ‘Junior’ dhe 9 janë të kategorisë ‘Të vegjlit’,” tha z. Gjini.

Natën e dytë, një moment i veçantë ishte ngjitja në skenë e këngëtares së njohur Myfarete Laze, e cila interpretoi përkrah mbesës së saj, duke emocionuar të pranishmit.

Publiku duartrokiti edhe performancën e artistit të talentuar shkodran Alis Kallaçi, i ftuar i kësaj nate, duke sjellë një tjetër frymë artistike në festival.

Nga fituesit e dy kategorive që shpallen sot do të përzgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë për Junior Eurovision 2025.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›