“Soros futi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë”/ Rama ironizon Berishën: Si ia kushtoi jetën një miliarder bufit të kënetës?!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të fundit se reforma që ka sjellë ndryshime të mëdha në Shqipëri është orchestruar nga miliarderi George Soros. Rama ka shprehur indinjatën e tij duke theksuar se nuk ka asnjë të vërtetë në këto pohime, duke ironizuar përfshirjen e Soros në politikën shqiptare. “Po si? Futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë! Një miliarder, nga më të mëdhenjtë e botës, ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri,” tha Rama.
Ai theksoi se në fakt, reforma ka qenë një përpjekje e brendshme e vendit për të krijuar një sistem të qëndrueshëm dhe për të ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë. “Të ishte ndonjë sorkadhe, ndonjë faza, hajde se thonë e la pa mend… janë plot gjëra që ne duhet të jemi të vetëdijshëm që kemi bërë shumë dhe kemi vënë të gjitha bazat për të bërë finalen e një gjenerate me mandatin e katërt,” përfundoi kryeministri.