E Enjte, 5 Nëntor 2026

Soros poston foton me Ramën dhe Abazoviç: Vëllezërit në Paris

Dali i filantropit George Soros, Alex Soros ka publikuar në Twitter një foto me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe ish-kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

“Vëllezërit në Paris”– shkruan Soros.

Kryeministri Rama ndodhet në Paris prej dy ditësh në kuadër të Forumit të Paqes që u mbajt në Francë.

Ndërkohë, në Tiranë opozita ka dalë së bashku në protestë kundër qeverisë Rama. Pankarta të shumta i dedikohen edhe Soros-it dhe miqësisë së tij të afërt me kreun e qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›