Sot 1 Qershori, festime në ditën e Fëmijëve

Tiranë, 1 Qershor, NOA /Milena Selimi - Në kuadrin e festimeve të 1 Qershorit, Qendra Kulturore Tirana, në bashkëpunim me Drejtorinë e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social, organizon sot spektaklin e madh festiv të titulluar "Të argëtohemi së bashku" në amfiteatrin pranë kodrave të Liqenit Artificial.
Një shfaqje e veçantë e Teatrit të Metropolit për Fëmijë me pjesën "Në ballon e luleve" si dhe një performancë e numrave specialë nga artistët e Cirkut të Metropolit është parashikuar se do të ndiqet nga 400 fëmijë të Qendrave Komunitare të Tiranës.
Por një dekor i veçantë në natyrë është ndërtuar për këtë ditë pranë Amfiteatrit të Liqenit Artificial, ku do të lëvizin personazhe të botës së përrallës dhe të magjisë.
Kllounë, prestigjatorë, Borëbardha, Hirushja do të jenë sot, që në orët e para të paradites pjesë e festimeve në kodrat e Liqenit Artificial.
Ndërkohë edhe Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për të festuar në sheshe dhe ambiente publike.
Nga ana e saj, Qendra e Edukimit dhe Zhvillimit të Fëmijëve sugjeron me këtë rast në ambientet e Muzeut Kombëtar aktivitete argëtuese me fëmijët e çerdheve të kryeqytetit.
Aktivitetet e mësipërme përveç të tjerash synojnë sensibilizimin e të gjithë shoqërisë dhe komunitetit për të ofruar për të gjithë fëmijët një jetë më të larmishme sociale dhe kulturore.
m.s/n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")