Sot 8 Marsi, Sequi: Shqetësimiynë, pjesëmarrja e ulët e grave
Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Festa në Pallatin e Kongreseve OKB: Të ndalim dhunën ndaj gruas VIDEO/OKB këngë: One Woman Si lindi 8 Marsi? Nderohet sakrifica e grave në botë Bachelet: Ti themi JO diskriminimit e dhunës kundër grave Përse gratë janë në qendër të politikës së jashtme të SHBA
TIRANE- Një sërë aktivitetesh janë parashikuar për t’u zhvilluar sot në Tiranë me rastin e ditës ndërkombëtare të Gruas. Mes protestave dhe festimeve gratë shqiptare do të përkujtojnë ditën e tyre ndërkombëtare
SEQUI TAKIM ME GRATE PARLAMENTARE: SHQETESIM I BE-SE PERFAQESIMI I ULET
Në orën 08: 15 ambasadori i Bashkimit Evropian ne Shqiperi, Ettore Sequi, organizoi një mëngjes pune me gratë parlamentare.
“Kënaqësi dhe nder për mua që të vazhdoj këtë ditë me ju në këtë festë”- u tha ambasadori Sequi grave parlamentare të cilat i konsideroi si “modeli i grave të suksesshme”.
Ai shprehu shqetësim për përfaqësimin e vogël të grave në listat e zgjedhjeve.
“Shqipëria ka gra të suksesshme Shqetësim për BE- në është përfaqësimi i vogël i grave në listat e zgjedhjeve. Popullsia e Shqipëria e barabartë, por në parlament gratë vetëm 16.7 %. Përgjegjësia juaj është përfaqësimi i grave në parlament. Në parlament ju jeni zëri i atyre që nuk dëgjohen. Duhet të zbatohen dispozitat e Kodit Zgjedhor për përfaqësimin. “- tha ambasadori i BE
PROTESTA NE KQZ
Tek KQZ sot në mëngjes do të protestohet për të kërkuar zbatim rigoroz të kuotës gjinore në politikën shqiptare. “Barazia e grave nuk shitet për 10 milionë lekë” - është manifestimi që do të organizohet sot në oërn 09:30 nga koalicioni për nxitjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në politikë. Do të manifestohet me bilbila.
FESTIMET
Në orën 10:00 tek Pallati i Kongreseve Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe kryeministri Berisha do të zhvillojnë një takim me gratë. Po kështu edhe bashkia e Tiranës organizon aktivitetin "Dhuro një lule për jetën". Aktiviteti zhvillohet në sheshin “Skënderbej”
URIMI I KRYEMINISTRIT NE FACEBOOK: ZOTOHEM PER BARAZI
"Te dashur miq! Sot eshte dite nderimi te madh, mirenjohje te thelle per nenat, bashkeshortet, vajzat dhe motrat tona qe me dashurine, virtytet, perkushtimin dhe aftesite, sakrificat e tyre pasurojne, zhvillojne, fisnikerojne kaq shume shpirtin, jeten, familjet tona, shoqerine tone dhe Shqiperine. Duke ju shprehur sot mirenjohjen tone me te thelle dhe urimet me te perzemerta grave, nenave motrave, vajzave shqiptare le te zotohemi ne, per te bere gjithçka qe Shqiperia çdo dite e me shume te behet vendi i barazise reale midis burrit dhe gruas, nenes dhe babait, vellait dhe motres. Gezuar 8 marsin! sb"- shkruan kryeministri në profilin e tij në facebook.
(sg/shqiptarja.com)