Sot Asambleja e PS për ndryshimet në statut

Kreu socialist do të mbledhë sot Asamblesë Kombëtare, për të miratuar ndryshimet e reja të statutit. Sot nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim thelbësor, me përjashtim të ndonjë rregulli në formulimin e ndonjë neni të ri të statutit. Drafti i ri rikthen organizimin e PS në bazë. PS ngre sërish strukturën e PS në rrethe dhe asamblenë socialiste të rrethit, duke hequr kompetencat që i ishin dhënë qarkut.
Drafti i statutit të ri, i cili duhet thënë se është i treti që pas zgjedhjeve të 2005, synon forcimin e disiplinës së brendshme në PS, ku përcaktohet për herë të parë se vendimi i shumicës duhet të zbatohet dhe nga pakica, pasi është votuar.
Për herë të parë, PS përcaktohet si parti elektorale dhe funksionale, duke përcaktuar në statut parimin se nga parti funksionale, PS shndërrohet dhe në parti elektorale, ku organizimi i saj intensiv do të jetë më shumë gjatë fushatave elektorale.