E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sot Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Sot, pritet të miratohen disa marrëveshje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

Një prej marrëveshjeve është ajo për sigurimet shoqërore, si dhe marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave.

Pritet të nënshkruhet gjithashtu edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë. Ndërkohë që pritet që të ketë edhe marrëveshje në fushën e sigurisë.

Ky është takimi i tetë i përbashkët zyrtar mes dy qeverive dhe takimi i parë i qeverive Rama-Kurti.

Mbledhja në fjalë do të nisë pak pas orës 10:00 dhe do të mbahet në Elbasan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›