E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Rama viziton Prishtinen

Kryeministri Edi Rama nis paraditen e sotme vizitën e parë zyrtare në Kosovë ku në orën 09:00 do të pritet nga homologu kosovar, Hashim Thaçi.

Ceremonia e pritjes do të nisë në Sheshin Skënderbe në Prishtinë për të vazhduar më pas me takimin 30 minuta më vonë në zyrat e Kryeministrisë së Kosovës. “Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si kryeministër - me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12.00”, ka shkruar Rama në Facebook-un e tij. Rama do të pritet edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Kuvendi i Kosovës paralajmeron në një njoftimin për vizitën e Ramës se do të organizohet një seancë solemne, ku deputetëve të Kosovës do t’u drejtohet kryeministri i ri i Shqipërisë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›