E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sot dita kundër HIV/AIDS, Ambasada e SHBA: Përkushtim ndaj qëllimit global për t’i dhënë fund epidemisë

TIRANË, 1 Dhjetor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përcjellë një mesazh sensibilizues me rastin e Ditës Botërore kundër HIV/AIDS, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përkushtimit për t’i dhënë fund epidemisë.

“Sot është Dita Botërore kundër HIV/AIDS. Së bashku, ne kujtojmë ata që kemi humbur, nderojmë qëndrueshmërinë e atyre që jetojnë me HIV dhe festojmë përparimin e bërë në luftën kundër HIV/AIDS. Kjo ditë na rikujton përkushtimin ndaj qëllimit global për t’i dhënë fund epidemisë së HIV-it, eliminimin e stigmës dhe sigurimin e qasjes në kujdes dhe mbështetje për të gjithë”, shkruan Ambasada e SHBA në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›