E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot edicioni i tretë i “Tirana Grand Prix”, 42 makina historike në sheshin ‘Nënë Tereza’, koleksionistë nga Shqipëria, Kosova dhe Europa

Automjetet historike kanë “pushtuar” sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Për tre ditë radhazi, “Tirana Grand Prix” do të bashkojë rreth 42 makina të rralla dhe koleksionistë nga Shqipëria, Kosova dhe Europa, që synon të arrijë shkëmbimin e përvojave mes koleksionistëve.

Tirana çeli zyrtarisht mbrëmjen e së premtes, edicionin e tretë të “Tirana Grand Prix”. Ky aktivitet do ta kthejë për tre ditë sheshin “Nënë Tereza” në një pikëtakim për apasionuarit e automjeteve historike.
Pikërisht në zemër të Tiranës janë mbledhur koleksionistë, pilotë, navigatorë dhe klube automobilistike nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera të Evropës.

Që në ditën e parë të aktivitetit, qindra vizitorë vendas dhe të huaj ndoqën nga afër një garë rregullsie, ku 42 automjete historike sfiduan njëra-tjetrën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›