E Martë, 3 Nëntor 2026

Sot faza e fundit për ‘FBI-në shqiptare’/ 7 kandidatët për kreun e BKH, intervistë para komisionit përzgjedhës

Shtatë kandidatët për kreun e BKH-së do të zhvillojnë këtë të hënë (28 korrik) intervistën para komisionit përzgjedhës.

Më herët kandidatët janë njoftuar për të zhvilluar fazën e fundit të intervistës me gojë, përballë komisionit që monitorohet edhe nga disa përfaqësues të misioneve të ShBA dhe BE.

Të enjten dhe të premten u zhvillua testi poligrafit. Në Akademinë e Policisë të 7 kandidatët iu nënshtruan testit të së vërtetës.

Gjatë monitorimit të poligrafit kandidatët iu përgjigjen pyetjeve provokuese. Specialistët e poligrafit, një prej të cilëve mësohet se ka mbërriti nga jashtë, ka vlerësuar reagimin e disa indikatorëve si pulsi apo djersitja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›