Sot hapet baza e NATO-s në Kuçovë, Rama ndan videon e montimit të dronëve “Bayraktar”

Ditën e sotme pritet të inaugurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë. Para fillimit të ceremonisë, kryeministri Edi Rama ka publikuar momente nga montimi i dronëve Bayraktar, të cilët janë instaluar në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Rama thotë se dronët do të bëjnë fluturimin e parë sot, në ceremoninë përuruese të bazës.
“MIRËMËNGJES
dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. /vizionplus.tv