E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sot i jepet lamtumira Kryepeshkopit Anastas

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, sot do të përcillet për në banesën e fundit. Ashtu siç e kishte kërkuar ai vetë, Kryepeshkopi do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, në kriptën e nëndheshme.

Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00. Paraprakisht do të zhvillohet mesha e përshpirtjes që do të drejtohet nga Patriark Bartolemeu, kreu botëror i Kishës Ortodokse.

Në funeral do të marrin pjesë figura të larta të klerit, politikës shqiptare, përfaqësues të trupit diplomatik, delegacione fetare të nivelit të lartë nga vende të ndryshme të botës etj. Në ceremoni nuk do të mungojë as kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe pesë ministra te kabinetit te tij.

Për të ndëruar për herë të fundit Janullatos, pritet të marrë pjesë një delegacion përfaqësues nga Vatikani, që do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë, i Bullgarisë, i Rumanisë, Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali.

Gjatë ceremonisë mortore pritet që pas fjalës së Patriark Bartolomeut të mbajnë fjalën e tyre kryeministri Rama dhe homologu i tij grek Mitsotakis. /j.p/

Homazhet për Kryepeshkopin Anastas, foto: Florian Abazaj 1 nga 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›