E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot “El Clasico” e Italisë

Milan-Juventus do të jetë sfida që do të ndezë emocionet e adhuruesve të futbollit Italian e evropian. “El Clasico” e Italisë do të zbret në fushë dy skuadrat më të famshme italiane, por që në këtë stinor janë në dy pozicione të ndryshme.

Asnjëherë më parë nuk janë gjendur në të tillë raporte këto dy skuadra ku Juve ka dyfish pikë më shumë se Milani në tabelë. Milan dhe Juve janë takuar 154 herë në kampionat me një bilanc të përgjithshëm prej 47 fitoresh kuqezi, 54 barazime dhe 53 triumfe të bardhezinjëve.

77 herë janë ndeshur në stadiumin San Siro këto dy skuadra, ku rezultati më i shpeshtë është barazimi, i verifikuar në 33 raste. Ndërkohë, Milani numëron 26 fitore, kundrejt 18 të bardhezinjve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›